
Dentistria preventive përfshin ekzaminimet dentare, pastrimet profesionale të dhëmbëve,trajtimet me fluor, aplikimin e silanteve dentare dhe udhëzimet për ruajtjen e higjienës orale.
Ajo fokusohet në ruajtjen e shëndetit oral dhe parandalimin e sëmundjeve dentare përpara se ato të shfaqen ose të përparojnë. Nëpërmjet strategjive dhe trajtimeve parandaluese të personalizuara, synohet identifikimi i hershëm i problemeve dentare, ruajtja e shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, si dhe promovimi i një shëndeti oral të qëndrueshëm në
çdo moshë.
Estetika dentare ka për qëllim përmirësimin e pamjes estetike të buzëqeshjes, duke ruajtur funksionin dhe shëndetin oral në harmoni të plotë me pamjen natyrale.
Procedurat përfshijnë zbardhjen e dhëmbëve, fasetat kompozite dhe ato prej porcelani, restaurimet estetike të dhëmbëve në grupin frontal dhe posterior, si dhe planifikimin estetik të buzëqeshjes (Smile Design).
Qëllimi është përmirësimi i formës, ngjyrës, pozicionit dhe proporcioneve të dhëmbëve, për të krijuar një buzëqeshje harmonike, natyrale dhe të balancuar, që rrit vetëbesimin dhe mirëqenien e pacientit.
Implantet dentare përfaqësojnë një zgjidhje moderne dhe të besueshme për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, duke rikthyer njëkohësisht funksionin dhe estetikën. Ato përbëhen nga materiale biokompatibile, të përshtatshme për organizmin, të cilat vendosen në kockën e nofullës dhe shërbejnë si bazë mbështetëse për kurora, ura ose proteza të plota mbi implante (Full-Arch).
Trajtimi me implante dentare ndihmon në rikthimin e funksionit të përtypjes, përmirësimin e estetikës së buzëqeshjes dhe ruajtjen e funksionit oral. Ai ofron stabilitet, rehati dhe një pamje sa më natyrale, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit
Protetika dentare fokusohet në restaurimin dhe zëvendësimin e dhëmbëve të dëmtuar ose të humbur, me qëllim përmirësimin e funksionit oral, rritjen e komfortit dhe rikthimin e estetikës së buzëqeshjes.
Trajtimet protetike përfshijnë kurorat metal-porcelan, zirkon dhe E-max, urat dentare, protezat totale dhe parciale, fasetat dentare (veneers), si dhe protezat e mbështetura mbi implante dentare.
Nëpërmjet trajtimeve të personalizuara dhe përdorimit të materialeve dentare moderne, protetika dentare synon të përmirësojë funksionin e përtypjes, të folurit dhe pamjen estetike të dhëmbëve, duke siguruar rezultate funksionale, të qëndrueshme dhe sa më natyrale.
Endodontia fokusohet në diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin indin pulpar të dhëmbit dhe indet përreth rrënjës së tij.
Trajtimet endodontike përfshijnë menaxhimin e dhimbjes dhe urgjencave dentare, trajtimin e kanaleve radikulare, si dhe trajtimin e infeksioneve periapikale. Këto procedura synojnë eliminimin e infeksionit, lehtësimin e dhimbjes dhe ruajtjen e dhëmbit natyral, duke rikthyer funksionin e tij dhe duke kontribuar në shëndetin oral afatgjatë.